NGJITËS II
Im. sh.
- Ai që ngjitet diku; sport. ai që u ngjitet majave të larta, alpinist. Ngjitësit arritën majën e malit.
IImb.
- Që merr drejtimin nga poshtë lart; që shkon duke u ngritur; që lëviz nga poshtë lart; kund. zbritës. Vijë ngjitëse. Rryma ngjitëse të ajrit. Shkallëzim ngjitës. Diftong ngjitës. gjuh. diftong tek i cili theksi bie mbi elementin e dytë. Shkallë ngjitëse. muz. shkallë muzikore në të cilën çdo tingull a zë është më i lartë se ai që gjendet para tij.
- bot. Kacavarës. Fasule ngjitëse.