Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJITËS I

    Im. sh.
    1. Lëndë veshtullore ose përzierje e disa lëndëve, me të cilën lyhen sipërfaqet e dy fletëve a të dy pjesëve për t'i ngjitur; zamkë. Ngjitës i lëngshëm (i trashë). Lyej me ngjitës. Tutkalli është ngjitës i mirë.
    2. bot. Bimë barishtore që rritet ndër ara e nëpër gjerdhe, me kërcell të hollë e të gjatë si të kulprës, me gjethe të çara e me gjemba, që të ngjiten pas trupit, dhe me lule të bardha në të gjelbër, që lëshojnë disa fara të murrme.
    3. bot. Urth.
    IImb.
    1. Që shërben për të ngjitur dy gjëra; që është i lyer me një lëndë e cila ngjit. Lëndë ngjitëse. Gomë ngjitëse. Letër ngjitëse (për miza) rrip letre i lyer me një lëndë veshtullore për të kapur mizat.
    2. Që ngjitet pas sendeve të tjera dhe nuk shqitet lehtë. Baltë ngjitëse. Truall i butë dhe ngjitës.
    3. mjek. Që ka aftësinë të kalojë nga një i sëmurë te një i shëndoshë, që përhapet nga një i sëmurë tek të shëndoshët (për sëmundjet). Sëmundje ngjitëse. Spitali (pavijoni) i sëmundjeve ngjitëse. Nuk është ngjitëse.
    4. fig. Që përhapet lehtë tek të tjerët, që i zë edhe të tjerët.