NGJITËS
Im.
- Mjegull e hollë që bie kur bën shumë vapë.
IIm. sh.
- Lëndë veshtullore me të cilën ngjitim letra a diçka tjetër; zamkë: tutkalli është ngjitës i mirë.
- bot. Barishte me kërcell si të kulprës, me lule të bardha në të gjelbër, me gjethe të çara e me gjemba, që të ngjiten pas trupit.
- bot. Urth.
IIIm. sh.
- Nofkë, ofiq.
IVmb.
- Që ngjit: lëndë ngjitëse.
- Që ngjitet pas sendeve të tjera dhe nuk shqitet lehtë: baltë ngjitëse.
- Që përhapet nga një i sëmurë te një tjetër: sëmundje ngjitëse; fig. që përhapet lehtë tek të tjerët, që i zë edhe të tjerët: e qeshur ngjitëse.
Vmb.
- Që merr drejtimin nga poshtë lart; që shkon duke u ngritur; që lëviz nga poshtë lart; kund. zbritës: rryma ngjitëse të ajrit; diftong ngjitës (gjuh.) diftong me theksin mbi zanoren e dytë; shkallë ngjitëse (muz.) shkallë në të cilën çdo tingull a zë është më i lartë se ai që gjendet para tij.
- bot. Kacavarës: fasule ngjitëse.