Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGJITEM II

    vetv.
    1. Kaloj nga një vend më i ulët në një vend më të lartë, hipi; kund. zbres, ulem. Ngjitem në çati (në pemë). U ngjit në tribunë (në skenë). I ngjitet malit (kodrës). Ngjitem në majë. Ngjitet përpjetë. Ngjitet ngadalë (me mundim). Ngjitet me litar.
    2. vet. veta III. Lëviz në drejtimin nga poshtë lart; ngrihet lart. Ngjitet dielli (hëna). Ngjitet aeroplani. Ngjitet tymi (flaka). Ngjiten retë. Iu ngjit një lëmsh në grykë.
    3. vet. veta III. Bëhet gjithnjë e më i lartë, shkon përpjetë, merr drejtimin nga poshtë lart. Rruga (xhadeja) ngjitet më të djathtë. Vjen duke u ngjitur.
    4. vet. veta III. Ngrihet. U ngjit temperatura.
    5. fig. Arrij në një shkallë më të lartë zhvillimi; marr vrull e fuqi të reja, ngrihem. U ngjiten lart. Ngjitet revolucioni proletar. Ngjitet vendi ynë vazhdimisht. Ngjitemi në një shkallë të re (më të lartë) zhvillimi.