NGOPUR
mb.
- Që e ka shuar urinë a etjen plotësisht; që nuk do më të hajë a të pijë; i nginjur; kund. i uritur.
- Që ka thithur aq sa nuk merr më; kim. që përmban sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të tretet në të. Tretësirë e ngopur. Hidrokarbure të ngopura.
- fig. Që e ka plotësuar nevojën për diçka; që është kënaqur deri në fund a plotësisht me diçka, që nuk do më. I ngopur me gjumë. I ngopur nga jeta. Shkoi (vdiq) i ngopur.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. I ngopuri se kupton të uriturin. fj.u.