Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGORDH

    jokal.
    1. vet. veta III. Pushon së jetuari, vdes (për kafshët). Ngordhi kali (gomari, lopa, qeni, macja). Ngordhën pulat.
    2. keq. Vdes. Ngordhnin rrugëve (në kurbet). Ngordhi beu. Ngordhi si qen. Armiqtë le të ngordhin.
    3. fig. bised. Mundohem shumë duke bërë diçka, rraskapitem, këputem; bëj diçka pa iu ndarë deri në fund. Ngordhte në punë. Ngordhte gjithë ditën në pazar.
    4. fig. bised. Vuaj shumë nga diçka ose për diçka; vdes. Ngordhi për bukë (për të ngrënë). Ngordhi së ftohti. Ngordhi për gjumë.
    5. fig. bised. Jam shumë i dhënë pas diçkaje; dua ose më pëlqen shumë diçka. Ngordh pas librave. Ngordhte pas të birit (së bijës). Ngordh për mollë (për një pikë raki).
    6. kal. Mbyt, vras (për kafshët). Ilaç që ngordh mizat.
    7. kal. bised. E mundoj shumë, e lodh rëndë. E ngordhi kalin me punë.

      Shprehje

      • E ngordhi (e kalbi) në dru shih te DRU,~JA II. Ka ngordhur ajo pulë që bënte ato vezë shih te PUL/Ë, ~A. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat shih te GOMAR,~I. Presin të ngordhë gomari (kali) që t'i marrin potkonjtë përb. shih te GOMAR,~I.