Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGORDHJE

    f. sh.
    1. Ndërprerja e jetës së një kafshe; një rast i veçantë i një kafshë që ngordh. Ngordhja e bagëtive. Ngordhje në masë. Shkakton (sjell) ngordhjen (me shumicë). Mënjanimi (pakësimi) i ngordhjeve.
    2. Sëmundje që bën të ngordhë gjëja e gjallë. U ra ngordhja pulave (rosave).
    3. keq. Vdekje (edhe fig.) U erdhi ngordhja bejlerëve.

      Shprehje

      • Është ngordhja me thes në kokë shih te THES,~I.