NGORDHUR
mb.
- Që ka pushuar së jetuari (për kafshët), i cofët; kund. i gjallë. Kafshë e ngordhur. Pulë e ngordhur. Mish i ngordhur mish shumë i dobët.
- fig. mospërf. Që i mungon gjallëria, i pafuqi, i mefshtë, ngordhalaq. Njeri i ngordhur. Rri si i ngordhur.
Shprehje
- Bufi i ngordhur lojë fëmijësh gjatë së cilës njëri ulet në tokë, ndërsa të tjerët vënë duart mbi kokën e tij. S'ha pulë të ngordhur nuk është budalla, nuk ia hedh dot.