Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGREHË

    f. sh.
    1. Tërësia e trarëve që ngrihen nga muret e shtëpisë deri te kulmi dhe që shërbejnë si mbështetje e çatisë. Ngreha shtëpisë (e çatisë). I vë ngrehën shtëpisë.
    2. arkit. Tërësia e pjesëve prej druri, prej hekuri etj. që përbëjnë skeletin e një ndërtese, skelet. Ngrehë metalike. Ngrehë mbajtëse. Ngrehë çatie.
    3. anat. Tërësia e eshtrave të një frymori, skelet, eshtëri.