NGREHËS
m. sh.
- Vegël e mullirit me ujë, e përbërë nga një dru i pingultë për të ngritur dhe për të ulur gurin e sipërm kur duam të bluajmë hollë a trashë; ulës, çues.
- Vegël e pushkës ose e një armë tjetër, që shërben për të mbajtur të ngrehur gjilpërën e shulit.
- Shkop që shërben për të rrotulluar me masë shulin e vegjës, që të lëshojë majën aq sa duhet.
- Secili nga trarët që mbështeten në muret e shtëpisë dhe që lidhen me kulmin.