Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGRIJ

    jokal.
    1. vet. veta III. Shndërrohet në akull; bëhet i ngurtë a i trashë nga të ftohtët (një trup i lëngët); ngurtësohet; kund. shkrin. Ngriu uji (vaji). Ka ngrirë lumi (pellgu). Ngriu gjella. Ngriu tutkalli. Ngriu betoni (çimentoja. llaçi).
    2. Ndiej shumë të ftohtë, mërdhij. Ngrin shumë. Ngrimë pa zjarr.
    3. Humbas shkathtësinë a mundësinë për të lëvizur trupin a ndonjë gjymtyrë nga të ftohtët; më ftohet shumë një pjesë e trupit sa të humbasë ndjeshmërinë ose të dëmtohet. Ngriu në dëborë. I ngriu dora (këmba, hunda). I ngrinë veshët. Më ngriu shpina nga era. Ngrin i vdekuri bëhet i shtangët trupi i të vdekurit, ftohet.
    4. Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a pjesët e trupit nga një sëmundje, ngaqë mpihem etj. Më ka ngrirë kurrizi (dora, qafa).
    5. vet. veta III. Më mbetet diçka në dorë dhe nuk e lëviz dot nga habia, nga frika, nga zemërimi etj. I ngriu palla në dorë. I ngriu lopata (furka, luga) në dorë.
    6. fig. Mbetem i shtangur nga habia, nga frika etj.; marr qëndrim në këmbë pa lëvizur; shtangem. Ngriu në vend. Ngriu në këmbë. Ngriu në qëndrim «gatitu». Ngriu nga habia (nga tmerri). I ngrinë tiparet e fytyrës.
    7. vet. veta III. Më mbetet e nderë një shprehje në fytyrë; më mbetet pa e thënë diçka. I ngriu buzëqeshja. I ngriu fjala në buzë.
    8. kal. E ftoh sa të kthehet nga i lëngët në të ngurtë; e bëj të ngurtësohet, të trashet a të mpikset; ftoh shumë diçka në temperatura të ulëta për ta ruajtur nga prishja. E ngriu ujin. Ngrij mishin (frutat, perimet) në frigorifer.
    9. vet. veta III. E bën të ndiejë shumë të ftohtë, e ftoh sa të mpihet. Të ngrin dhëmbët uji (akullorja). Ma ngriu krahun era.
    10. kal. Vesh diçka në sipërfaqe me një lëndë tjetër për ta bërë më të bukur, më të çmueshme; lyej; qëndis me fije ari, argjendi. Ngrij në ar praroj, laj në ar; vesh me ar, qëndis me fije ari. Ngrij në sheqer frutat (mollët, dardhët) u vë një shtresë sheqeri përsipër, duke i zier në shurup.

      Shprehje

      • Ngriu çark shih te ÇARK,~U. I ngriu (iu pre, iu tremb) gjaku shih te GJAK,~U I. I ngriu gjakun dikujt e tmerroi a e frikësoi shumë; e tronditi shumë. I ngriu zemra shih te ZEM/ËR,~RA. Jam ngrij shkrij jam shumë i shqetësuar duke pritur diçka të keqe, jam në ankth për diçka. I ngriu (i mbeti, i ngeci) fjala në buzë (në gojë, në grykë, në fyt) shih te FJAL/Ë, ~A.