Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUJOJ

    kal.
    1. Mbyll mirë derën me shul a me ndonjë mjet tjetër që të mos hapet, kyç, zë. Ngujoi derën. E ngujoi me shul (me dry).
    2. Mbyll brenda në një kështjellë, kullë etj. dhe nuk e lë të dalë; mbaj të rrethuar në një vend. E ngujuan në shtëpi (në kullë). E ngujuan armikun në fortesë. Na ngujoi të ftohtët (dëbora, shiu) u mbyllëm në shtëpi nga të ftohtët (nga dëbora, shiu), nuk dalim dot jashtë, mbetëm brenda.
    3. Pengoj dikë dhe nuk e lë të bëjë lëvizje ose të ecë, mbërthej në vend, gozhdoj. I ngujoi këmbët (duart). E ngujuan armikun. E ngujoi në vend.

      Shprehje

      • Ia ngujoi (ia lidhi, ia zuri) këmbët shih te .