Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUSHTËSISHT

    ndajf.
    1. Drejtpërdrejt dhe shumë afër, në mënyrë shumë të ngushtë. I lidhur ngushtësisht me luftën revolucionare. Të lidhur ngushtësisht njëri me tjetrin. Bashkëpunojnë ngushtësisht.
    2. Duke u kufizuar vetëm në një rreth të vogël, në caqe shumë të ngushta. Trajta ngushtësisht dialektore. Kriter ngushtësisht formal.