NGUSHTICË
f. sh.
- Grykë e ngushtë, që lidh me një rrip uji dy dete a dy oqeane njëri me tjetrin. Ngushtica e Gjibraltarit (e Dardaneleve). Kalon nëpër ngushticë.
- Gjendje e vështirë; gjendje e rëndë ekonomike; nevojë e madhe për diçka, shtrëngesë. Ngushticë ekonomike (financiare). Dal (shpëtoj) nga ngushtica. E ndihmoi në ngushticë.
- Mungesë hapësire, ngushtësi. Ngushticë vendi.
- anat. Rrip i ngushtë që bashkon dy pjesë të mëdha të një organi; kalim a kanal i ngushtë që bashkon dy zgavra. Ngushtica e aortës. Ngushtica e gjëndrës.