Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUSHTIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGUSHTOJ, NGUSHTOHEM. Ngushtimi i enëve të gjakut. Ngushtimi i tregjeve. Ngushtimi i dallimeve thelbësore midis fshatit e qytetit (midis punës mendore dhe punës fizike).
    2. Pjesë e ngushtuar e një gjëje, e një vegle, e një organi etj. Ngushtime në një pjesë të veglës. Ngushtimet në aortë.
    3. vjet. Gjendje e rëndë dhe e vështirë. Jetë plot ngushtime. Gjendeshin në ngushtim.