Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUSHTOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Bëhet më i ngushtë, humbet gjerësinë; kund. zgjerohet. Ngushtohet rruga (udha, shtegu). Iu ngushtuan rrobat.
    2. vet. sh. Na pakësohet vendi a hapësira e nevojshme midis njëri-tjetrit, ngjeshemi më afër njëri-tjetrit për të liruar vend; kund. zgjerohem. U ngushtuan me shtëpi. U ngushtuan në tryezë (në bankë). Ngushtohuni pak!
    3. vet. veta III fig. I zvogëlohen përmasat, bëhet më pak e ndjeshme a e dukshme (një dukuri). Ngushtohen dallimet.
    4. vet. veta III. Kufizohet brenda disa caqeve; pakësohet a shkurtohet (për kohën, afatin etj.). Ngushtohet afati (koha). Ngushtohet numri. Ngushtohet sfera (fusha) e veprimit.
    5. fig. Bie në një gjendje të vështirë e të rëndë, bie ngushtë; detyrohem të bëj diçka. U ngushtua keq. U ngushtuan të iknin. U ngushtua ta shiste. Nuk u ngushtua fare. U ngushtuan për bukë (për zjarr). Mos u ngushto! qëndro i fortë!; mos u bëj merak!
    6. Pës. e NGUSHTOJ.

      Shprehje

      • Më ngushtohet zemra ndiej një dhembje të madhe a një pikëllim të thellë, më dhemb zemra.