Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NGUSHTOJ

    kal.
    1. E bëj diçka më të ngushtë; kund. zgjeroj. Ngushtoj pantallonat (fustanin). Ngushton enët e gjakut.
    2. I pakësoj vendin a hapësirën e nevojshme; kund. zgjeroj. E ngushtoi me shtëpi. Ardhja e tyre i ngushtoi.
    3. E bëj më të shtrënguar, e mbyll më tej; rrethoj mirë. E ngushtuan rrethimin. E ngushtuan darën forcuan rrethimin.
    4. E bëj më të vogël a më të kufizuar, zvogëloj, pakësoj. I ngushtoi tregjet. Ia ngushtoi rrezen e veprimit.
    5. fig. Kufizoj brenda disa caqeve, e bëj të kufizuar e të mangët. I ngushton horizontin (lëmin e njohurive). Ngushton tematikën. E ngushton rolin e diçkaje. E ngushton edukimin vetëm me leksione.
    6. fig. Zvogëloj përmasat e një dukurie, e bëj më pak të ndjeshme, kufizoj. Ngushtoj dallimet midis fshatit e qytetit.
    7. fig. E vë në një gjendje të vështirë; e zë ngushtë; e detyroj të bëjë diçka; e rëndoj. E ngushtoi me fjalë. E ngushtoi t`i lante borxhin.