NJERËZOR
mb.
- Që ka të bëjë me njerëzit, që lidhet me njerëzit, i njerëzve; që është karakteristik për njeriun. Shoqëria njerëzore. Gjinia (fara) njerëzore. Veprimtaria (puna) njerëzore. Burime (forca, fuqi) njerëzore. Pamje njerëzore. Tipare njerëzore.
- Që ka njerëzi, fisnik e i përzemërt; që mishëron vetitë më të mira të njeriut, i njerëzishëm; që ka dhembshuri për të tjerët, i ndjeshëm. Sjellje njerëzore. Qëndrim njerëzor. Me zemër njerëzore.