Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJOH

    Ias.
    1. Njohje1: ka të njohur (me dikë) e njeh, ka lidhje shoqërore me të; i jap të njohur i tregoj se kush jam.
    IIkal.
    1. Fitoj dije të përpikta a njohuri të gjithanshme; e di mirë diçka, e zotëroj: njoh botën; e njeh historinë (letërsinë, muzikën); e njeh mirë zanatin; njeh shumë gjuhë; e njeh me rrënjë e me degë e di thellë e me imtësi; s'e njeh historia (fig.); / pranoj qenien e diçkaje: ia njoh të drejtat (meritat); e njohën qeverinë (zyrtarisht); nuk e njeh për vëlla (për bir).
    2. E di se kush është, marr vesh si është dhe ç'veti a tipare ka; di ta shquaj nga të tjerët; përcaktoj mirë vetitë a cilësitë e dikujt a të diçkaje; e vlerësoj për këto veti a tipare: a e njeh?; e njoh me rrënjë e njoh shumë mirë; njeh shumë ka shumë të njohur; e njohu nga zëri; e njoh për trim (për të zgjuar); e njoh rakinë (verën); kur m'u dogjën mullarët, njoha miqtë dhe kumbarët (fj. u.).
    3. E provoj vetë në jetë, përjetoj: nuk ka njohur gëzim në familje.
    4. E bëj të njohur a e paraqit dikë tek të tjerët; vë në dijeni për diçka: e njohu me njerëzit e vet; i njoh me përmbajtjen e një vepre.
    5. Marr parasysh; kam: nuk njeh lodhje; s'e njeh frikën.