Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NJOHËS

    Im. sh.
    1. Ai që ka fituar njohuri të gjithanshme për një fushë, për një objekt a për një mjeshtëri të caktuar, duke studiuar ose në bazë të përvojës, ai që ka njohuri të gjera e të thella për diçka. Njohës i thellë. Njohës i letërsisë (i folklorit, i muzikës popullore). Njohës i mirë i shqipes.
    2. Ai që di të përcaktojë mirë vetitë e cilësitë e një sendi, të një kafshe etj. Njohës i duhaneve. Njohës i kuajve.
    IImb.
    1. Që bëhet për të njohur diçka, që synon të njohë a ta bëjë të njohur diçka. Punë (veprimtari) njohëse. Aftësi njohëse. Ekspeditë njohëse.
    2. Që na jep njohuri për diçka, që na zgjeron njohuritë tona, që na njeh me diçka. Ka vlerë njohëse.