Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NUMËROJ

    kal.
    1. Përcaktoj sasinë a shumën e diçkaje, duke e shprehur me shifra; gjej sasinë si numër; njeh. Numëroj nxënësit në klasë. Numëroi librat (të hollat). Numëroi arkat (shishet). Numëroj votuesit (pjesëmarrësit).
    2. Përmbaj në një tërësi, përfshij; ka në përbërjen e vet, përmbledh. Kombinati numëron disa fabrika. Fshati numëron njëzet shtëpi. Më numëro edhe mua me ta!
    3. fig. E quaj, e mbaj për dikë a për diçka, e vlerësoj si të tillë. E numërojnë si punëtor (si mjek) të mirë. S`e numëronte më për djalë. Nuk e numëron fare nuk e përfill, nuk e quan për gjë fare, nuk e zë në hesap.
    4. Ia them dikujt një për një të metat, gabimet e fajet. Ia numëroi gabimet një për një. Ia numëroi të gjitha. Ia numëroi ndër sy.
    5. Zbraz armën disa herë kundër dikujt. Ia numëroi në lule të ballit. Ia numëroi të shtata.
    6. jokal. Emëroj numrat varg njërin pas tjetrit. Numëroi deri në një mijë. Ka mësuar të numërojë deri në pesëdhjetë (për fëmijën). Numëron me gishta.

      Shprehje

      • Ia numëroi brinjët dikujt e rrahu keqas. Numëroj ditët (orët, muajt...) pres me padurim dikë a diçka. Numëron gishtat shih te GISHT, ~I. I numëronte kafshatat dikujt shih te KAFSHAT/Ë, ~A. Të numëron kafshatat shih te KAFSHAT/Ë, ~A. Numëron (vret, zë) miza (gjithë ditën) mospërf. shih te MIZ/Ë,~A. Numëron rrënjët bën punë të kotë. Numëron (heq) tespihet shih te HEQ. Numëron (qëndron, mbetet, ngelet, rri) në vend shih te VEND,~I. Numëroj yjet rri pa gjumë, s'më zë gjumi gjithë natën. Në vend-numëro! usht. komandë për të hedhur hapat në vend, pa ecur përpara. Mbeti (bën, rri) në vend-numëro nuk bën asnjë përparim, nuk zhvillohet, ka ngecur. Numëron qimet (fijet) e postiqes shih te POSTIQ/E,~JA. Thanat nuk numërohen fj.u. shih te THAN/Ë,~A.