Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXIJ

    kal.
    1. E bëj të zi, ngjyej me bojë të zezë; e ndyj me të zezë a me diçka të errët e të papastër. Nxij rrobat (fustanin, shaminë). I nxiu muret tymi (bloza). Nxij me bojë (me laps). Ia nxiu mishin (mishrat) e rrahu aq shumë sa iu bë mishi me njolla të zeza.
    2. vet. veta III. Bën që të marrë ngjyrë të murrme si të bronzit (për lëkurën). Ia ka nxirë lëkurën dielli.
    3. fig. E paraqit të keq a me ngjyra të zeza; ia ul vlerën a meritat dikujt a diçkaje, ia zmadhoj anët e dobëta a të metat; njollos. E nxinin punën e dikujt. Nxin realitetin (gjendjen). I nxinë gabimet e dikujt. Ia nxiu biografinë.
    4. shak. Shkruaj. Nxin letër. Çfarë po nxin aty?
    5. jokal. Duket i zi, shquan nga ngjyra e zezë ose e murrme. Nxin qielli. Nxin pylli i pishave. I nxinte mjekra. Nxinin muret e vjetra. Nxin misri merr ngjyrë të gjelbër të errët misri kur vjen i mbarë.
    6. jokal. Mbushet plot me diçka, sa duket si i zi. Nxin vendi nga njerëzit. Nxin deti nga anijet.
    7. jokal. fig. Bëhem i zymtë dhe i ngrysur në fytyrë. Nxinte në fytyrë. Nxinte e sterronte.

      Shprehje

      • Ia nxiu faqen (fytyrën) e turpëroi, e bëri që të ndihej i turpëruar para të tjerëve. Ia nxiu jetën dikujt ia bëri jetën të padurueshme, i solli shumë të këqija e hidhërime.