Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXIHEM

    vetv.
    1. Bëhem me të zezë; lyhem a ndotem me diçka të zezë ose të errët e të papastër. Nxihem me bojë. Je nxirë në ballë. U nxi pas murit.
    2. vet. veta III. Bëhet i zi; merr një ngjyrë të murrme, të errët, si të zezë. I nxihen pendët (qimet). Nxihet qielli (deti). Nxihet rrushi. Nxihen fiqtë. Më nxihet buza (mishi) më mavijoset buza (mishi). U nxi koha u vrenjt, e mbuluan qiellin re të zeza.
    3. Marr një ngjyrë si të bronzit nga dielli, zeshkem. Nxihem në diell (nga dielli). Iu nxi lëkura. Iu nxinë krahët (këmbët).
    4. fig. keq. Mbushet një vend plot e përplot me diçka jo të dëshirueshme. U nxi mali me ushtarë. Nxihej fusha me jeniçerë. U nxinë rrugët me fashistë. U nxinë ledhet me kufoma.
    5. fig. Bëhem i zymtë e i ngrysur në fytyrë, vrenjtem. U nxi i tëri. Nxihet nga inati.
    6. Më erret vështrimi e më duket gjithçka e zezë. M`u nxinë sytë m'u veshën sytë, m'u err vështrimi, nuk pashë më tutje. M`u nxi bota.
    7. pavet. Errësohet, ngryset.
    8. Pës. e NXIJ 1,3.

      Shprehje

      • Iu nxi balli u turpërua, u bë me turp, iu nxi faqja. U nxi me bojë shih te BOJ/Ë,~A I. Iu nxi dera shih te DER/Ë,~A. S'i nxihet faqja (fytyra) nuk turpërohet për asgjë, është i pacipë. Iu nxi jeta iu bë jeta e rëndë, e padurueshme, u bë fatkeq; humbi një njeri shumë të afërt e të dashur (zakonisht për gratë). S'i nxihet lara shih te LAR/Ë,~A. M'u nxinë vetullat shih te VETULL,~A.