Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXITOJ

    kal.
    1. E shtyj të ecë më shpejt; e bëj të lëvizë më shpejt. E nxitoi kalin. Nxitoi hapat.
    2. E shtyj që të veprojë më shpejt se zakonisht ose sesa duhet, ngut. E nxitoi ca gjatë punës.
    3. jokal. Eci me shpejtësi, shkoj më shpejt se zakonisht, shpejtoj. Nxiton për në punë (te treni). Nxitoj ta arrij. Për ku nxiton kështu?
    4. jokal. Përpiqem të bëj diçka sa më shpejt; ngutem, nxitohem. Nxitoi t`i lajmëronte. Kush nxiton gabon. fj.u.