Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    NXITUAR

    mb.
    1. Që vepron a flet pa u matur e pa i peshuar mirë punët, i ngutur, i rrëmbyer; që bëhet pa u menduar e pa u peshuar mirë. Njeri i nxituar. Vendim i nxituar. Masa të nxituara. Punë e nxituar.
    2. Që është në gjendje të atillë, kur i duhet ta kryejë shpejt një punë; që bëhet me shpejtësi të madhe. Jam i nxituar. Me hapa të nxituar.
    3. fiz. Që ka pësuar një shtim në shpejtësi, i përshpejtuar.