PALOSUR
mb.
- Që është mbledhur palë; që është përthyer një herë a disa herë; që është mbledhur në një anë. Shami e palosur. Letër e palosur. I futi rrobat në dollap të palosura.
- spec. Që është vënë palë-palë. Duhan i palosur.
Shprehje
- Dyfek i palosur mospërf. njeri i ligët a me cen në trup, që nuk është i aftë për punë; njeri i metë nga trutë.