PALUAJTSHËM
mb.
- Që nuk mund të luajë nga vendi; që nuk mund ta lëvizësh nga vendi ku është. Trup i paluajtshëm.
- drejt. Që përfshin tokën dhe ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt; i patundshëm. Pasuri e paluajtshme.
- fig. Që nuk ndryshon qëndrim; që mbetet i pandryshueshëm pasi është përcaktuar një herë, i palëkundshëm. Njeri i paluajtshëm. Tezë (vijë) e paluajtshme. Parim i paluajtshëm.