Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PARASHUTË

    f. sh.
    1. Mjet i bërë prej pëlhure të fortë, të lidhur me litarë nëpër cepa, që mbahet i palosur e hapet në ajër si çadër dhe që shërben për t'u hedhur nga një aeroplan e për të rënë ngadalë në tokë. Parashutë mëndafshi. Parashutë aeroplani mjet i tillë, që shërben për të ngadalësuar shpejtësinë e aeroplanit kur prek tokën. U hodh (ra) me parashutë. Mbledh (palos) parashutën.