PARASHUTIST
Im. sh.
- Ai që hidhet me parashutë; sportist që merret me parashutizëm. Shkolla e parashutistëve. Ushtrimet e parashutistëve.
- usht. Ushtar i njësive të posaçme luftarake, i stërvitur për t`u hedhur me parashutë dhe për të luftuar zakonisht në prapavijat e armikut. Skuadër parashutistësh. Lufta kundër parashutistëve.
IImb. usht.
- Që përbëhet nga parashutistë. Skuadër parashutiste. Trupa (reparte) parashutiste.