Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASH

    m. sh.
    1. Largësia ndërmjet dy duarve me krahë të shtrirë anash plotësisht; masë gjatësie e barabartë me këtë largësi: dy pashë litar; e ke lejen me pashë (plot pashin) je i lirë të bësh ç'të duash; shtatë pashë nën dhe shumë thellë.
    2. Si mb. sport. që bëhet duke shtrirë përpara herë njërin krah e herë tjetrin e duke lëvizur këmbët: not pash.

      Shprehje

      • (I ra) pash më pash (i ra) nga njëri skaj në tjetrin; (i ra) nga të katër anët; (ecte) pash më pash (ecte) me madhështi, duke u tundur sa andej e këtej.