PASHA
m. sh. hist.
- Titull që u jepej funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane; ai që mbante këtë titull; ai që mbante këtë titull edhe pa funksione zyrtare. Pashallarët e Turqisë. Pasha me dy (me tri) tuja. U bë pasha.
- Qeveritar civil e ushtarak në krye të një sanxhaku a të disa sanxhakëve në perandorinë osmane. Pashai i Janinës. I thyen ushtritë e pashallarëve.
- shih PASH/Ë,~A