Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PASOJ I

    kal.
    1. edhe jokal. Ndjek dikë a diçka që ecën para meje, i shkoj prapa pa iu ndarë; ndjek. Pasoi shokët. Skuadra pasonte udhërrëfyesin. I dyti pasoi të parin. Të tjerët pasojnë më vonë.
    2. jokal. vet. veta III. Bëhet a ndodh menjëherë pas diçkaje, vjen fill pas diçkaje tjetër; vjen pas, vijon. Pasoi një heshtje. Ditët që pasuan. Rregullat që pasojnë.
    3. E bëj diçka menjëherë e si një tjetër a si të tjerët, ndjek. Këngën e pasuan shokët.
    4. fig. Eci në rrugën e dikujt a ndjek shembullin e tij; bëhem përkrahës i dikujt a i diçkaje; e çoj më tej punën e nisur prej dikujt, vijoj po atë rrugë. Pason shembullin e të përparuarve. Pason rrugën e tyre. Ata që e pasuan këtë teori.