PASOJ II
kal.
- E kaloj diçka dorë më dorë që të arrijë deri te dikush a në një vend të caktuar, i jap dikujt diçka për ta kaluar dorë më dorë në mënyrë që të gjithë ta shohin, ta lexojnë etj. Pasonin tullat (tjegullat, gurët). E pasoi letrën. Lexoje dhe pasojua shokëve.
- sport. I hedh topin një lojtari tjetër me dorë ose duke e gjuajtur me këmbë (në ndeshjet që luhen me top). E pasoi bukur (keq). Nuk e pasoi mirë. Ia pasoi qendërsulmuesit (mbrojtësit).