Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËLLËMBË

    f. sh.
    1. Ana e brendshme e dorës nga përkulen gishtërinjtë, shuplaka e dorës. Pëllëmba e dorës. Mbaj në pëllëmbë. Fërkoj me pëllëmbë. Më ha (më kruhet) pëllëmba. Mbështet kokën në pëllëmbë. Mbështetem me pëllëmbë në tokë. Fërkoi pëllëmbët nga kënaqësia. Shtrij (rrafshoj) me pëllëmbë.
    2. Goditje me anën e brendshme të dorës, shuplakë, dackë. I dha nja dy pëllëmbë. Ia veshi me pëllëmbë.
    3. Largësia nga maja e pëlqerit deri te maja e gishtit të vogël të dorës, të hapur e të shtrirë mirë, që merret si masë gjatësie. Dy pëllëmbë i gjatë. Tri pëllëmbë e dy gishta. I shtoi dhe një pëllëmbë. Shtroi tri pëllëmbë bore. Kishte vajtur dy pëllëmbë. Iu bë mjekra një pëllëmbë.
    4. fig. Vend a truall i vogël; diçka me përmasa të vogla; hapësirë e vogël e mbushur a e mbuluar dendur me diçka; pjesë kohe shumë e vogël, fare pak kohë. Pëllëmbë e barrikadë. Pëllëmbë e gjak. Pëllëmbë e ndërtesë. Pëllëmbë e shtëpi. Një pëllëmbë (dy pëllëmbë) njeri (dy pëllëmbë mbi tokë) njeri shumë i shkurtër, trupvogël. Një pëllëmbë vend. S`kishin asnjë pëllëmbë oborr. Mbjellim çdo pëllëmbë tokë. Kishte mbetur vetëm një pëllëmbë natë (ditë).

      Shprehje

      • Pëllëmbë e flori tokë shumë pjellore; truall i pasur me minerale të dobishme. E njoh (e di) me pëllëmbë (pëllëmbë për pëllëmbë) e njoh mirë një vend, e kam shëtitur skaj më skaj. Nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba dikujt diçka a) nuk e mat dot; b) nuk e bën dot, nuk ia del dot mbanë. Shëtit (mat) me pëllëmbë e shëtit një vend skaj më skaj, e bredh anembanë, nuk lë as edhe një copë vend të vogël pa e parë. Duket (shihet) si pëllëmbë të dorës duket shumë mirë një vend a diçka tjetër. Rrinte me një pëllëmbë hundë shih te HUND/Ë,~A. I doli gjuha një pëllëmbë (një pash) shih te GJUH/Ë,~A 1. E ka gjuhën një pëllëmbë është llafazan, merret me thashetheme. Ia nxori gjuhën një pëllëmbë (një pash) shih te GJUH/Ë, ~A. E kam (e njoh) në pëllëmbë të dorës e njoh mirë dikë, kam fituar përvojë të mirë për të. E mban në pëllëmbë (në shuplakë) të dorës dikë e mban shumë mirë dikë, i siguron një jetesë të mirë e të rehatshme, i jep të gjitha të mirat. S'matet deri me pëllëmbë fj. u. për të kryer punë të mëdha duhen mjetet e nevojshme. Vari (lëshoi) buzët (hundët, turinjtë) një pëllëmbë shih te VAR. Qep një pëllëmbë e shqep një pash shih te QEP.