Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRANDIT

    kal.
    1. Përndaj, shpërndaj; largoj; e bëj të ikë i trembur pa ditur se ku vete. I përanditi era retë. I përanditi dhentë. I përanditi pulat e s`i mbledh dot.
    2. Shkul një bimë nga vendi ku është mbjellë dhe e ngul në një vend tjetër për ta rritur, mbëltoj, artis; i rralloj bimët. Përanditën pisha (bredha).
    3. fig. E bëj dikë të largohet nga një njeri i afërt, e bëj të ftohet me dikë. Ia përanditi fëmijët (shokët).
    4. fig. E bëj dikë ta humbasë fillin e punës e të mos përqendrohet dot, ia prish fillin e punës. Ia përanditi punën. Mos na përandit!
    5. fig. E bëj dikë të druhet a të përmbahet; e bëj dikë të stepet.