Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRANDITEM

    vetv.
    1. Largohem; iki i trembur pa ditur se ku vete;kryes. veta III përndahet, shpërndahet. U përanditën dhentë.
    2. fig. Largohem nga një njeri i afërt, ftohem me dikë. Iu përanditën fëmijët (vëllezërit, shokët). Ishin miq të ngushtë, po u përanditën.
    3. Druhem ose kam frikë të bëj diçka, trembem; përmbahem; stepem. U përandit e s`i tha. Përanditem ta bëj (të shkoj). S`i përanditet syri s'ka frikë, s'i trembet syri.
    4. Pës. e PËRANDIT 1,2.