Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRCAKTOJ

    kal.
    1. Caktoj me përpikëri diçka, kur e njoh mirë nga të dhënat që kam për të, nga tiparet dalluese etj., gjej me përpikëri. Përcaktoj moshën (periudhën, datën, epokën e...). Përcaktoj drejtimin e erës. Përcaktuan diagnozën.
    2. Marr vendim për diçka, pasi mendoj dhe i vlerësoj mirë rrethanat e mundësitë, vendos; i vë vetes a dikujt tjetër një detyrë etj. Përcaktoi rrugët e zgjidhjes. Përcaktuan objektivat e planit. Përcaktuan masa (detyra) konkrete.
    3. Llogarit mirë e gjej madhësinë, përmasat a vlerën e diçkaje; llogarit dhe vendos sasinë, masën ose vendin e diçkaje; caktoj diçka pasi e mendoj mirë. Përcaktoj sipërfaqen e të lashtave. Përcaktoj lartësinë e duhur. Përcaktoj vlerën e punës. Përcaktuan qëllimin e punimeve.
    4. Sqaroj diçka që ishte e errët, e panjohur, e lëkundshme etj.; caktoj qartë mënyrën e një veprimi, një qëndrim etj. Kërkohej të përcaktonin qëndrimin e tyre.
    5. vet. veta III. Sjell drejtpërdrejt diçka, është kusht vendimtar për lindjen, zhvillimin ose plotësimin e diçkaje, kushtëzon. Forcat që përcaktuan fitoren.
    6. Përkufizoj. Përcaktoj kuptimin e një fjale.
    7. vet. veta III gjuh. Shënon një tipar, një cilësi a një veti të një gjymtyre të fjalisë ose të një fjalie tjetër. Fjali e varur që përcakton fjalinë kryesore.