PËRCAKTOR
Im. sh.
- mat. Shprehje matematike që ndihmon për të nxjerrë më thjesht dhe më shkurt disa rregulla për zgjidhjen e barazimeve të shkallës së parë. Përcaktor kryesor (plotësues).
- gjuh. Gjymtyrë e dytë e fjalisë, që lidhet drejtpërdrejt me një gjymtyrë emërore, të cilën e përcakton, duke treguar një karakteristikë të saj (p.sh. djalë i guximshëm, tokat e kooperativës, arë për grurë, vendi ynë, koha për të punuar, dhoma lart). Përcaktor me (pa) përshtatje.
IImb. gjuh.
- Që ka të bëjë me përcaktorin; që shërben si përcaktor; që përcakton. Marrëdhënie përcaktore.
- Që lidhet me përemra a me ndajfolje lidhore dhe tregon në përgjithësi një karakteristikë të një gjymtyre emërore. Fjali përcaktore (p.sh.: Lavdëruan çetën që ishte dalluar në ndeshjet me armikun).