Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRCAKTUAR

    mb.
    1. I vendosur brenda kufijsh të prerë; i llogaritur me përpikëri; që është në një masë ose sasi të pandryshueshme; kund. i papërcaktuar. Vend i përcaktuar. Vleftë (sasi) e përcaktuar.
    2. Që dihet mirë se ku arrin, i llogaritur mirë që më parë. Qëllime të përcaktuara. Detyra të përcaktuara.
    3. Që nuk lë vend për keqkuptime, i qartë, i shkoqur; i palëkundshëm. Qëndrim i përcaktuar. Politikë e vendosur dhe e përcaktuar.
    4. gjuh. Që është gjymtyra kryesore a drejtuese në një fjalë të përbërë dhe përcaktohet nga gjymtyra tjetër; kund. përcaktues. Gjymtyra e përcaktuar.