Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRDREDH

    kal.
    1. Dredh një fije duke e rrotulluar; dredh dy a më shumë fije së bashku: përdredh fijet (telin); përdredh litarin.
    2. E lëviz rreth vetes a rreth një boshti; e sjell rrotull dhe e mbështjell; dredh: përdredh zinxhirin.
    3. E bëj me dredha; dredh: përdredh flokët.
    4. Rrotulloj me forcë një gjymtyrë të trupit; ndrydh një gjymtyrë: ia përdrodhi qafen (pulës); përdrodhi dorën (këmbën).
    5. Tund e lëviz (trupin etj.); dredh: përdridhte belin.
    6. E dredh shumë (për zërin). i përdridhem vetv. 1. vetv. e përdredh. 2. rrotullohem nga dhembja etj., përpëlitem. 3. eci duke bërë dredha, dredhoj. 4. fig. ngurroj; matem shumë; përpiqem t'i shpëtoj me dredhi, dredhoj. / përdridhet v. III.