Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRDREDHËS

    Im. sh.
    1. tek. Vegël që shërben për të dredhur fort diçka, vegël që i jep dredha diçkaje. Përdredhës cilindrik (për susta).
    2. muz. Çelësi i lahutës që shërben për të shtrënguar e liruar telin.
    IImb. bot.
    1. Që ka kërcell të epshëm dhe ngjitet pas një bime tjetër duke u përdredhur, kacavarës. Bimë (shkurre) përdredhëse. Laverdhëza përdredhëse.
    2. si em. ~E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. Lastar i hollë te disa bimë, që kapet e dridhet pas bimëve të tjera, dredhe, dredhkë.