PËRDREDHIM
m. sh.
- Lakim a rrotullim i fortë e i shpeshtë i trupit.
- Kthesë e fortë, dredhë e një rruge, e një lumi etj. Tatëpjetë me shumë përdredhime.
- kryes. sh. muz. Dridhje të theksuara të zërit që nxjerr njeriu ose të tingujve të një vegle muzikore. Përdredhimet e fyellit.
- kryes. sh. fig. Përpjekje për të shpëtuar nga një gjendje e vështirë duke përdorur dinakërinë, duke mos u përgjigjur drejtpërdrejt etj. Arsyetime e përdredhime të kota. I kuptonin përdredhimet e beut.