Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFORCIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRFORCOJ, PËRFORCOHEM. Përforcimi i murit. Përforcim me trarë (me gurë). Përforcimi i shprehive të fituara më parë.
    2. Ajo që shërben për ta bërë më të fortë e më të qëndrueshme diçka ose për ta mbajtur me këmbë; mbështetëse, shtojcë a diçka tjetër e re që përdoret për këtë qëllim. Përforcim prej hekuri (prej betoni). I vuri një përforcim.
    3. usht. Trupa, pajisje e mjete të tjera mbrojtëse e luftarake që jepen për të përforcuar një repart, një pikë të frontit etj. I dërguan (i dhanë) përforcime. Bënë përforcime. Kërkonin përforcime të reja. Erdhën përforcimet.