Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRFORCOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Bëhet më i fortë e më i qëndrueshëm, forcohet më shumë.
    2. usht. Pajisem me trupa dhe me mjete të tjera mbrojtëse e luftarake, rrit forcat e mbrojtjes e të sulmit. U përforcuan me topa (me tanke). U përforcuan me pika zjarri. U përforcuan në ishull (në një kodër).
    3. vet. veta III fig. Ngulitet më mirë në mendje, përvetësohet më mirë; forcohet më shumë, shtohet, rritet (një dyshim etj.). Iu përforcuan dijet. Na përforcohet besimi në forcat tona. Iu përforcua dyshimi.
    4. vet. veta III fiz., elektr. Bëhet më i ndjeshëm, më i dukshëm a më i kapshëm një sinjal; i rritet fuqia (një rryme etj.). U përforcua sinjali. Përforcohet rryma në linjë.
    5. Pës. e PËRFORCOJ.