Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGATITJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGATIT, PËRGATITEM. Përgatitja e veglave të punës. Përgatitja e lëndës së parë. Përgatitja e gjellës (e drekës). Përgatitja e kuadrit të ri. Përgatitja e grupeve artistike.
    2. kryes. sh. Masat paraprake që ndërmerren para se të fillojë një punë a të nisë një veprimtari; gjithçka që sigurohet para se të nisë një punë. Përgatitje serioze (të ethshme). Përgatitjet për mbrojtjen e vendit. Përgatitjet për festivalin.
    3. Sasia e cilësia e njohurive dhe e shprehive që ka fituar dikush, duke ndjekur një shkollë, duke mësuar vetë etj. Ka përgatitje të mirë (të shëndoshë).
    4. usht. Mësim ushtarak që pajis luftëtarin me njohuri të veçanta në një fushë të caktuar. Përgatitje rreshtore. Përgatitje kimike (xheniere). Bënë dy orë përgatitje taktike.

      Shprehje

      • Përgatitje artilerie usht. shih te ARTILERI,~A 1.