Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJAK

    kal.
    1. E bëj me gjak, e bëj që t'i dalë gjak, e gjakos. Përgjaku dorën (këmbën).
    2. Vras e pres dikë; e mbyt në gjak. E përgjakën armikun. Përgjakën vendin.
    3. vjet. Bëj synet.

      Shprehje

      • Nuk e ka përgjakur dyfekun a) nuk ka vrarë njeri me pushkën që mban (duke e përdorur atë armë për herë të parë); b) nuk e ka shkrehur ndonjëherë, s'ia ka bërë ndonjë herë «bam».