PËRGJAKEM
vetv.
- Bëhem me gjak; më del gjak, gjakosem. Ishte përgjakur në fytyrë. U përgjak nga hundët.
- fig. Hyj në luftë të ashpër me dikë, përleshem, kacafytem. U përgjakën me fashistët (me armiqtë).
- vet. veta III fig. Merr një ngjyrë të kuqe si të gjakut, përflaket. U përgjak qielli.
- Pës. e PËRGJAK.