PËRGJITHËSIM
m. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRGJITHËSOJ, PËRGJITHËSOHET. Përgjithësimi i përvojës së të përparuarve (i shembullit të më të mirëve).
- Përfundimi i përgjithshëm që del nga shqyrtimi i sendeve dhe i dukurive të veçanta dhe nga lidhja e tipareve a e anëve të tyre të përbashkëta e më thelbësore; filoz. Veprim i mendimit abstrakt me të cilin zbulohen anët dhe lidhjet e përbashkëta në një grup sendesh a dukurish, për të formuar nocionet e kategoritë, ligjet e shkencës e teoritë shkencore.