Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJITHËSISHT

    ndajf. libr.
    1. Në sasinë a në pjesën më të madhe, në shumicën e rasteve; duke përfshirë gjërat themelore; në tiparet më kryesore, në pikat themelore të diçkaje. Përgjithësisht janë të zgjuar. U realizua përgjithësisht mirë. Gjejmë përgjithësisht të njëjtat zakone. Përgjithësisht e kanë përgatitjen e duhur.
    2. Në tërësi, në përgjithësi. Forcohet përgjithësisht edukimi komunist i brezit të ri. Përmirësojnë përgjithësisht metodën dhe stilin e punës.
    3. Në mënyrë të përgjithshme; pa përmendur emra; në përgjithësi. Flet përgjithësisht.