Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PËRGJITHËSOHET

    vetv.
    1. Përfshin një grup të tërë njerëzish, sendesh a dukurish, shtrihet a përhapet gjerësisht, bëhet i përgjithshëm. U përgjithësua kryengritja. Dukuri që është përgjithësuar në mbarë gjuhën.
    2. mjek. Përhapet në të gjithë trupin (një sëmundje). U përgjithësua infektimi (pezmatimi).
    3. Pës. e PËRGJITHËSOJ.